Bora i lë vendin ngricave në Kukës, shtresa akulli në rrugë

Nga Ervin Mehmeti
21 Janar 2024, 09:13 | Aktualitet

Bora i lë vendin ngricave në Kukës, shtresa akulli në

Reshjet e borës në qarkun e Kukësit i kanë lënë vendin ngricave. Në qytetin e Kukësit ngricat kanë krijuar shtresa akulli në rrugët dytësore të lagjeve të qytetit si dhe trotuaret duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në orët e para të ditës së sotme.

Nga bashkia po bëhet kriposja e rrugëve kryesore të qytetit të cilat janë të qarkullueshme normalisht. Nuk ka probleme me energji.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale të Bashkisë Kukës janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore.

Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë  gjithë kohës, për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë të veçantë sa i përket emergjencave shëndetësore apo te banorët.

Në bashkinë Kukës janë të bllokuara rrugët e Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë  Çajë, dhe Kalis.

Në bashkinë Tropojë të gjitha rrugët që lidhin Nj.Ad me rrugët nacionale janë të kalueshme. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad.

Në bashkinë Has janë të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë Cahan kalohet me vështirësi. Të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme.

Nga bashkitë me kapacitetet e tyre po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me Nj.Ad .

Sa i përket furnizimit me energji elektrike ka probleme në bashkinë Kukës Nj.Ad Arrën, Surroj, Topojan, Ujmisht, Kolsh, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe Kalis.

Nj.Ad Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e vjetër, bashkia Tropojë.

Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është normal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos