Deklaratat për vëllain e kryeministrit/ Nis gjyqi, Rama kërkon 1 mln lekë dëmshpërblim nga Bardhi

Nga Armand Bajrami
25 Shkurt 2025, 12:52 | Aktualitet

Deklaratat për vëllain e kryeministrit/ Nis gjyqi, Rama kërkon 1

Gjykata e Tiranës ka nisur sot shqyrtimin e një padie civile të kryeministrit Edi Rama kundër deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Në padinë me objekt "shpërblim dëmi jopasuror" Rama kërkon dëmshpërblim në shumën 1 milionë lekë për shkak të deklaratave publike të Bardhit ku ka përmendur emrin e vëllait të tij, Olsi Rama, si të lidhur me anëtarë të një grupi kriminal.

Gjatë seancës avokatët e Bardhit kamë kërkuar të sqarohet se kush legjitimohet për ngritjen e kësaj padie, kryeministri Rama, apo vëllai i tij, Olsi Rama.

Burime pranë gjykatës konfirmuan për A2 CNN se karshi pretendimeve të palës paditëse për ekzistencën e vendimit të SPAK për pushim të hetimit ndaj Olsi Ramës, pasi nuk u gjetën prova kundër tij, avokatët e Bardhit e kanë lënë në çmim të gjykatës administrimin ose jo të tyre në procesin civil.

Seanca e radhës për këtë çështje do të zhvillohet më 27 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos