Del teza tjetër e Maturës Shtetërore, reagon Ministria: Nuk cenon asgjë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 12:29 | Aktualitet

Del teza tjetër e Maturës Shtetërore, reagon Ministria: Nuk cenon

Ministria e Arsimit ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale pas publikimit online të tezës së provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ministria siguron se provimi po kryet sipas standardeve dhe se teza nuk cënon besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore

“Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë po kryhet sipas standardeve, nuk cenohet procesi. Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe për të ruajtur integritetin e tij të plotë. Publikimi i tezës së provimit të lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, pas fillimit të procesit të testimit nuk e cenon aspak ecurinë dhe besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore. Rreth 27 mijë maturantë, në 145 qendra provimi në të gjithë vendin, po zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kushte të qeta dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të parashikuara në rregulloren e Maturës. Institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant”, shkruan Ministria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos