Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndan imazhe nga stërvitja e “Defender Europe 25” në Bizë, Ambasada Amerikane në Tiranë sqaron se forcat amerikane dhe shqiptare po stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s, duke u mbështetur në forcën dhe bashkimin që e mbajnë rajonin të sigurt dhe kombet tona të mbrojtura.
Ditën e sotme në Bizë stërvitja është ndjekur edhe nga e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, Gjeneral Brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e ShBA dhe Gjeneral Brigade Mike LaPoint nga Garda Kombëtare e Neë Jersey.
Ata iu bashkuan udhëheqësve shqiptarë për të vëzhguar stërvitjen Exercise Immediate Response - një pjesë kyçe e DEFENDER 25 - dhe për të parë se si bashkëpunimi ynë strategjik transformohet në gatishmëri të vërtetë. (A2 Televizion)