Tjetër rast i murtajës së bagëtive të imta, karantinohet ferma në Martanesh

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 18:00 | Aktualitet

Tjetër rast i murtajës së bagëtive të imta,

Në një fermë me 240 krerë bagëti të imta në Martanesh të bashkisë Bulqizë dyshohet se është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël tek bagëtitë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Veterinar, Sulejman Kullolli, konfirmon se, “pas marrjes së informacionit inspektorët veterinarë kanë marrë masat paraprake për vendosjen në karantinë të fermës”.

Kullolli bëri të ditur se, janë marrë analizat, të cilët janë dërguar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë dhe pritet përgjigja e tyre për të përcaktuar shkakun e sëmundjes në këtë fermë dhe marrjen e masave të mëtejshme.

Rasti i parë i shfaqjes së murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR) në Shqipëri, u evidentua në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

AKVMK njoftoi asgjësimin e 18 bagëtive të prekura nga murtaja, ndërsa është ndaluar lëvizja e kafshëve në territorin e Bashkisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe, dhe janë marrë të gjitha masat për izolimin e rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos