Deputeti socialist paraqitet në SPAK, do të japë deklarime mbi kallëzimin e bërë nga Paloka

Nga A2 CNN
8 Tetor 2024, 10:11 | Aktualitet

Deputeti socialist paraqitet në SPAK, do të japë deklarime mbi

Deputeti i PS për Durrësin, Jurgis Çyrbja mbërrin në SPAK. A2 CNN mëson se Çyrbja do të japë deklarime në organin e akuzës në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka, gjatë kohës që deputeti mbante pozicionin e kreut të hipotekës së Durrës.

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka dërgoi 3 vite më parë në SPAK deputetin Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Në atë kohë Paloka tha se Çyrbja akuzohet mbivendosje prone, pasi brenda një dite ka firmosur dy praktika për të njëjtën pronë, shkruan A2.

“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”. 

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos