Protestuesit bllokojnë ambulancën me sirenën e ndezur

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 20:42 | Aktualitet

Prej orës 18:00 vijon në rrugët e Tiranës protesta e opozitës, ku deri tani janë hedhur molotov te Kryeministria, selia e PS-së, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë, me deputetët e Partisë Demokratike në krye, protestuesit janë duke lëvizur në drejtim të Parlamentit, ndërsa një tjetër grup protestuesish kanë thyer stacionet e autobusëve dhe reklamat në kryeqytet.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur teksa një ambulancë me sirenën e ndezur është ndaluar nga një grup protestuesish, të cilët i kanë hapur derën dhe më pas ambulanca është larguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos