Tre qytetarë janë lënduar gjatë protestës së opozitës, që po zhvillohet në kryeqytet. Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, dy persona të plagosur janë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa një person i tretë është dërguar te Sanatoriumi, pasi ka shfaqur probleme me frymëmarrjen nga gazi lotsjellës.
Ndërkohë, A2 CNN mëson se një efektiv i policisë është dërguar te Spitali i Traumës, por është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)