Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Burrel, i gjendet armë dhe 55 fishekë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2026, 10:14 | Aktualitet

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Burrel, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij gjatë një konflikti familjar.

Ngjarja u raportua në një banesë në qytetin e Burrelit, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat shkuan menjëherë pas marrjes së njoftimit për konfliktin.

Sipas Policisë, ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Në pranga u vu shtetasi me inicialet B. K., 67 vjeç, banues në Burrel. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ai kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten.

Gjatë kontrollit të banesës, efektivët gjetën dhe sekuestruan si prova materiale një armë zjarri automatik, dy krehra dhe 55 fishekë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos