Problem teknik, fiken sistemet e trafikut ajror për gjysmë ore

Nga A2 CNN
28 Gusht 2026, 18:46 | Aktualitet

Problem teknik, fiken sistemet e trafikut ajror për gjysmë ore

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri kanë dalë jashtë funksionit këtë të premte për rreth gjysmë ore, raporton A2 CNN.

“Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë”, njoftoi Albcontrol.

“Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos