Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga 3 grupe zjarrfikëse

Nga Rigels Malile
28 Gusht 2026, 22:07 | Aktualitet

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga 3 grupe zjarrfikëse

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në fushën e Lazaratit. Njoftimi është marrë në orën 20:36, pas telefonatës së një qytetari.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes u nis grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër. Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin marrë përmasa dhe kërkohej ndërhyrje e menjëhershme.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, duke u shuar plotësisht në orën 21:50.

Nga zjarri nuk janë raportuar dëme, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos