Ndalohet në Durrës anija e “flotës hije” ruse, ja çfarë dyshohet

Nga A2 CNN
29 Gusht 2026, 09:18 | Aktualitet

Ndalohet në Durrës anija e “flotës hije” ruse, ja

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar më 28 gusht hyrjen e anijes “Hanuman” në radën e portit.

Sipas të dhënave të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR), anija është identifikuar si pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse.

Tankeri, me numër IMO 9295048 dhe me flamur të Sierra Leones, dyshohet se ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë.

Sipas burimeve ukrainase, anija dyshohet se ka transportuar naftë ruse në kundërshtim me kufirin e çmimit të vendosur nga vendet e G7 dhe Bashkimi Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos