Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kanë marrë pjesë në meshat e organizuara nga mesnatë deri në paraditen e datës 25 dhjetor duke kremtuar lindjen e Krishtit.
Kryeqendra e katolicizmit në vendin tonë, Shkodra mblodhi me qindra besimtarë katolikë në katedralen e qytetit, që priten lindjen e Krishtit në mesnatë.
Arqipeshkvi i Motropolitit Shkodër-Pult, Angelo Masaffra dha edhe mesazhin e kësaj dite të shënuar për besimtarët katolikë.
Në juglindje Korça e identifikuar tashmë si kryeqendra e besimit Ortodoks, ka mbledhur besimtarët në katedralen Ringjallja e Krishtit për meshën e krishtlindjes.
Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës në fjalën e tij u përqendrua tek mesazhi i paqes që jep kjo ditë për mbarë botën e trazuar
Mesha janë mbajtur edhe në qytet e tjera të vendit, ku besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe edhe mirësi në familjet e tyre. (A2 Televizion)