Besimtarët katolikë kremtojnë lindjen e Krishtit në katedralen e Shën Palit, urime për më shumë paqe

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 09:26 | Aktualitet


Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit.

Mesha nisi në orën 23:00 dhe vijoi deri në mesnatë. Ajo u ndoq nga qindra besimtarë.

Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.

Ndërsa nesër mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit". Korça është shndërruar në “kryeqytetin” e kësaj feste. Shumë emigrant kanë zgjedhur që të kthehen në atdhe për festa, e ndërsa ka pasur edhe nga ato që kanë vendosur për ta festuar jashtë vendit.

“Për datën 24 dhjetor: Në Kapshticë kanë hyrë 6735 shtetas dhe kanë dalë 2251. Në Qafë Thanë kanë hyrë 3696 shtetas dhe kanë dalë 3515”, bëjnë me dije. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos