Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar prej tyre, si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.
“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, shprehet presidenti Begaj në urimin për Sulltan Nevruzit.
Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut. Prandaj kjo festë, për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe të bekuar të vitit. Ai ka lindur më 22 mars dhe është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe, i pari i dymbëdhjetë imamëve. (A2 Televizion)