Sindroma down, “më shumë bashkëveprim me fëmijët e veçantë”

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
21 Mars 2025, 15:13 | Aktualitet

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Sindromwn Down, klubet studentore, shkollat 9-vjeçare dhe nxënësit e shkollës speciale "Zëra Jete" në Elbasan, së bashku me stafet pedagogjike, kanë zhvilluar aktivitete argëtuese me fëmijët me aftësi të veçanta.

Kapja sa më shpejt e simptomave te fëmijët dhe trajtimi i tyre në shkollat speciale ka dhënë rezultate të kënaqshme te këta fëmijë, fakt të cilin e pohojnë vetë prindërit.

Sa më të pranueshëm të jenë këta fëmijë në shoqëri dhe sa më shumë të ndërveprojmë me ta, aq më shpejt do të rehabilitohen dhe aq më mirë do të ndihen ata, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos