“Zgjimi i Akërnisë”, aeroporti që po i rikthen jetën fshatit të braktisur

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 15:09 | Aktualitet

Akërnia në Vlorë, si çdo zonë rurale, ka përjetuar ndër vite braktisje dhe mungesë vëmendjeje në investime bazike. Por projekti i ndërtimit të aeroportit të Vlorës duket se ka sjellë një rilindje të dytë për Akërninë, shkruan A2 CNN.

Ndonëse aeroporti ende nuk është vënë në funksion, banorët e Akërnisë kanë nisur të ndiejnë që tani anët pozitive të zhvillimit të këtij projekti në fshatin e tyre. Vetë banorët tregojnë ndryshimet dhe shpresën e rikthimit të të rinjve në vendlindjen e tyre. Ata kërkojnë edhe dorën e shtetit, në mënyrë që të punojnë të qetë në pronat e tyre.

Në Akërni janë rritur kërkesat si për blerje të tokave, ashtu edhe për banesa, kërkesa të cilat janë shoqëruar edhe me rritje të çmimeve të pasurive të paluajtshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos