“Ditë e bukur sot!”, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli përfundon në SPAK

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 10:36 | Aktualitet

“Ditë e bukur sot!”, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka shkuar sot në ambientet e SPAK. Vetë Suli iu drejtua gazetarëve të pranishëm duke i thënë: “Ditë e bukur sot!”.

Suli është kallëzuar nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion. Kallëzimi është depozituar nga avokatja Adriana Kalaja, e cila ka raportuar se në SPAK kanë dorëzuar auditimin e KLSH, ku janë konstatuar shumë shkelje.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për akuzat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorimi i detyrës”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos