Ditën e muzeve, “turistë të përgjuar”, ekspozohet në Durrës

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
18 Maj 2026, 19:43 | Aktualitet

Turistë të përgjuar është titulluar ekspozita me materiale historike, fotografi dhe elemente filatelikë, e hapur në Durrës, e para e këtij lloji në bashkëpunim edhe me Postën Shqiptare.

Midis të tjerash, materialet e ekspozuara sjellin edhe një pjesë të mënyrës dhe zhvillimit të turizmit në vitet e komunizmit, fakt që shihet me mjaft interes jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe të huajt.

Dhe ky fakt konfirmohet nga vetë ekspertët e turizmit dhe pritshmëritë e tyre që me ekspozita të tilla të zgjerohet edhe oferta turistike e Durrësit.

E kaluara komuniste e vendit dhe mënyra se si ka funksionuar sektori i turizmit atëherë, ka treguar se tërheq interesin e vizitorëve të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos