Përfundon protesta e studentëve shqiptarë, organizatori: Nuk do të ndalemi

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 18:27 | Aktualitet

Përfundon protesta e studentëve shqiptarë, organizatori: Nuk do

Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë, e cila zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në formë tubimi paqësor.

Protesta u shoqërua me këngë patriotike dhe thirrje për të drejtat e studentëve, ndërsa në të morën pjesë edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjatë tubimit, tre studentë janë shoqëruar nga autoritetet, për arsye që nuk janë bërë ende publike.

Organizatori i protestës, Mevlan Ademi, në një deklaratë për gazetarin e A2CNN, Artin Halili, u shpreh se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet njohja e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

Ai theksoi se studentët do të vijojnë të kërkojnë zgjidhje institucionale përmes dialogut, duke e cilësuar këtë çështje si të drejtë themelore për barazi gjuhësore dhe akademike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos