Studentët shqiptarë, thirrje për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë. Arrestohen tre të rinj në Shkup

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 18:05 | Aktualitet

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po vijojnë protestën në Shkup, ku tani po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.

A2CNN mëson se tre studentë janë arrestuar nga autoritetet vendase, për arsye ende të panjohura.

Në fjalën e mbajtur, organizatori i protestës Mevlan Ademi theksoi se “jemi për barazi dhe respekt”, dhe të gjithë bashkë do të kërkojmë të drejtat tona.

Ky zë nuk ndalet, kalon brez pas brezi. Çohu shqiptar për gjuhën tonë”, tha ai.

Një tjetër student i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë të japë dorëheqjen, duke theksuar se "shqiptarët nuk do të lodhen së kërkuari të drejtat e tyre".

Po ashtu një apel ata ia drejtuan edhe kryeministrit Mickovski, që të tregojë se zgjidhja vjen me dialog, dhe kjo çështje duhet të bashkojë gjithë partitë. "Sa më shumë të injorohet zëri i studentëve, do të rritet revolta. Ne rebelohemi kur na mohohet e drejta", shprehen studentët.

Kujtojmë që këta të fundit po zhvillojnë sot protestën e dyt në Shkup pasi kërkojnë që të zhvillojnë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqip.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos