Djegia e tregut të Lushnjës, Korreshi: Ishte konceptuar keq. Shitësit duhen dëmshpërblyer

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 09:36 | Aktualitet

Djegia e tregut të Lushnjës, Korreshi: Ishte konceptuar keq.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha se të gjithë tregtarët në tregun e djegur të Lushnjës duhet të dëmshpërblehen. Ai bëri thirrje që policia të hetojë dhe zbulojë shkaqet e zjarrit, por edhe të merren masa për rindërtim më të sigurt të tregut.

“U bëj thirrje autoriteteve të zbulojnë shkakun nga ka ardhur dhe të dëmshpërblejnë tregtarët sepse e kishin të vetmin burim të ardhurat”, tha Korreshi, përcjell A2 CNN.

“Struktura që në fillim ka qenë e keqkonceptuar. Po të shikoni, ka mbulesë, por ka edhe tenda. Nëse bën treg, duhej çati. Duke qenë se janë shpenzuar kaq shumë lekë. Në verë aty bëhej serë ndërsa në dimër hynte shiu brenda. Nëse do të ndërhyhet, sepse kështu nuk mund të përdoret, të paktën të bëhet tamam”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos