Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen çatia dhe mallrat

Nga Çaku Tafa
19 Maj 2026, 07:27 | Aktualitet

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen çatia

Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen çatia

A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 pas mesnate, duke shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e flakëve, është djegur një pjesë e çatisë së tregut, si edhe raftet së bashku me mallin e ekspozuar.

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen çatia

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen çatia (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos