Protesta e “shqipes” në Shkup, studentët: Në mbrojtje të gjuhës amtare, e drejtë ligjore dhe kushtetuese

Nga Rosalba Bejdo
18 Maj 2026, 23:05 | Aktualitet

Mijëra studentë shqiptarë kanë mbushur rrugët e Shkupit për të kërkuar respektimin e gjuhës shqipe, një e drejtë legjitime dhe kushtetuese, shkruan A2CNN. 

Ata kanë kërkuar që gjuha amtare të jetë në auditoret e universiteteve, por edhe gjatë zhvillimit të provimeve. Të rinjtë paralajmëruan përshkallëzimin e protestave dhe shtrirjen edhe në qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Mijëra studentë shqiptarë kanë protestuar rrugëve të Shkupit, në mbrojtje të gjuhës shqipe, një e drejtë legjitime dhe kushtetuese.

Me flamuj kuqezi, me thirrje dhe pankarta në duar, të rinjtë shqiptarë kërkuan respektimin dhe garantimin e të drejtës së gjuhës shqipe në institucione zyrtare, përfshirë universitetet dhe zhvillimin e provimeve për degë të ndryshme.

Ndërkohë mësohet se edhe të rinj nga Shqipëria ishin nisur drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës së studentëve atje. Por grupi i studentëve nga Shqipëria është ndaluar dhe shoqëruar nga policia drejt Kumanovës.

Edhe studentë nga Kosova, Tetova e Struga janë bashkuar me moshatarët e tyre në Shkup për të kërkuar respektimin e shqipes edhe në auditoret e universiteteve. Protesta e të rinjve shqiptarë u monitorua nga forca të shumta policie.

Nuk kishte incidente apo përplasje, megjithatë organizatorët dërguan mesazhe të qarta për politikën dhe krerët e qeverisë. Nëse shqiptarëve do t’u mohohet e drejta e gjuhës, protestat do të përshkallëzohen duke u shtrirë në të gjitha qytetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos