Nazarko: Rritja e ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut, alarm për shqiptarët në rajon

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 22:45 | Aktualitet

Nazarko: Rritja e ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut, alarm për

Gazetari Mentor Nazarko, duke folur për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, tha se Shqipëria duhet të marrë një rol më aktiv në raportet me Shkupin dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Nazarko u shpreh se Kosova ndodhet në një cikël të vazhdueshëm zgjedhor dhe nuk po luan rolin që duhet në këtë situatë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka bërë mirë që ka ruajtur marrëdhënie të mira, por duhej të kishte ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, shkruan A2CNN.

Ai kërkoi që Shqipëria të nisë një proces të ri dialogu me Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe përmes një traktati që do të sanksiononte të drejtat e shqiptarëve atje, por edhe ato të shtetit maqedonas në Shqipëri.

Duhet të bëhemi mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve atje dhe konteste të tilla si ai i gjuhës, që në shtetet moderne konsiderohen të tejkaluara, të mos kenë më peshën që kanë sot”, u shpreh Nazarko.

Sipas tij, dy vendet duhet të kenë më shumë bashkëpunim ekonomik dhe biznese të përbashkëta,

Kjo që ka ndodhur ka bërë që ndikimi serb në një zonë të rëndësishme gjeostrategjike të rritet dhe të kontrollojë praktikisht fatin e atij vendi, ku shqiptarët janë shumicë dhe ku ne jemi fqinjët kryesorë”, deklaroi Nazarko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos