Studentët në Kushtetuese, kërkojnë pezullimin e tri akteve normative të paketës "Antidhunë"

Nga Ornela Joti
5 Nëntor 2026, 16:10 | Aktualitet

Studentët protestues i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese pezullimin e tri akteve normative të paketës “Antidhunë”.

Mesditën e së enjtes, një përfaqësi e të rinjve ka depozituar në gjykatë ankimet kundër akteve të miratuara në fund të tetorit.

Të rinjtë deklarojnë se do të vijojnë protestat për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe thonë se nuk janë stepur nga aktet që, sipas tyre, janë antikushtetuese.

Pas hyrjes në fuqi të akteve normative, janë aplikuar afro 100 gjoba ndaj protestuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos