Dyshohet se janë asfiksuar, dërgohen në spital 7 punonjës të kompanisë koreane në Fier

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 20:53 | Aktualitet

Dyshohet se janë asfiksuar, dërgohen në spital 7 punonjës

7 punonjës të një kompanie koreane në Fier janë dërguar në spital për shkak se dyshohet që janë asfiksuar gjatë punës. A2 CNN raporton se punonjësit dyshohet se janë asfiksuar nga lëndët kimike gjatë procesit të punës.

Ato janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore. 

"Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton Policia. 

Kjo kompani operon në Fier prej gati 5 vitesh dhe operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos