Edhe pse janë bërë më transparente e po ndajnë më shumë informacion me qytetarët bashkitë në Shqipëri ende nuk po mbajnë premtimet e dhëna para zgjedhësve. Ky është konkluzioni i qendrës ''Faktoje'', në raportin e monitorimit të performancës dhe transparencës së 10 institucioneve të pushtetit vendor.
Gjetjet tregojnë se nga 40 premtime elektorale të fushatës së Majit 2023, vetëm 5 janë mbajtur plotësisht dhe 11 pjesërisht. Ndërkohë, 24 premtime ose rreth 70% e premtimeve të bëra nga kryebashkiakët nuk janë mbajtur.
Pjesa më e madhe lidhen me investimet për infrastrukturë shkollash, rrugësh dhe ujësjellësash. Monitorimi që bëhet për të katërtin vit me radhë, për 2023-shin tregoi se institucionet e pushtetit vendor janë tashmë më të hapura lidhur me llogaridhënien publike dhe më të kujdesshme për të siguruar transparencën.
Monitorimi i kryer nga gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile synon të nxisë llogaridhënien dhe ndarjen e informacionit për publikun. (A2 Televizion)