E ngarkuara me punë e SHBA takohet me ministren Balluku, diskutohet për investimet amerikane

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 20:22 | Aktualitet

E ngarkuara me punë e SHBA takohet me ministren Balluku, diskutohet

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në njoftimin e publikuar nga ambasada e SHBA thuhet se VanHorn theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen për projektet strategjike në të gjithë vendin dhe rajonin, shkruan A2 CNN.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Gjatë diskutimit të tyre, VanHorn theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen për projektet strategjike në të gjithë vendin dhe rajonin.

Ato diskutuan gjithashtu mundësitë për të rritur më tej bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada e SHBA. /A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos