Një stuhi e fortë shiu dhe breshri ka goditur pasditen e së hënës Tiranën, por edhe rrethinat e saj.
Stuhia është shoqëruar dhe me erë të fortë, që ka dëmtuar pemët, por dhe ka rrëzuar sende nga katet e larta të ndërtesave, shkruan A2CNN.
Në disa zona ka pasur përmbytje, teksa breshri ka qenë me përmasa të mëdha, çka ka sjellë dhe dëmtime në të mbjella./A2 CNN. (A2 Televizion)