Edhe juglindja e vendit përfshihet nga reshjet e shumta të shiut

Nga Artin Halili
4 Tetor 2024, 21:22 | Aktualitet

Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë edhe juglindjen e vendit. Më të dendura reshjet kanë qenë në qytetin e Pogradecit, që kanë sjellë edhe përmbytje të sipërfaqeve të mëdha të këtij qyteti.

Situata më e rëndë paraqitet në sheshin e pallatit të sportit dhe stadiumit, por dhe në disa lagje periferike të këtij qyteti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i punonjësve të ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës Kanalizimeve që po punojnë për normalizimin e kësaj situate të krijuar.

Janë më shumë se 40 forca të këtyre ndërmarrjeve të cilët po punojnë për zhbllokimin e pusetave të bllokuara nga reshjet aspak normale.

Reshje ka patur edhe në qytetet e Korçës, por nuk ka patur situatë kritike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos