
Në mbrëmjen e dytë të festimeve në kuadër të çeljes së sezonit veror në Vlorë, një tjetër koncert festiv vjen për kënaqësinë e publikut të shumtë, qytetarëve të Vlorës, pushuesve vendas dhe të huaj.
Sot po performojnë të tjerë artistë ndër emrat më në zë të muzikës. Artistë këta si Noizy, Elgit Doda, Ronela Hajati, shkruan A2.
Publiku që po i ndjek nga pranë është i shumtë në numër në "Plazhin e Ri", në Lungomare.
Në koncertin festiv që po zhvillohet në Vlorë, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, deklaroi se këto evente transmetojnë energjinë e rinisë.
(A2 Televizion)