
Edmond Llabani është komanduar drejtori i ri i burgut të Durrësit.
Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme, shkruan A2CNN.
Llabani ka drejtuar Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin.
Ai ëshë komanduar nga Ministri i Drejtësisë për të marrë drejtimin e Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës, pas "furtunës" së shkaktuar si pasojë e arratisjes së Altin Ndoçit dhe shkarkimit të drejtorit të këtij institucioni, Indrit Cërrloi. (A2 Televizion)