Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, caktohen edhe anëtarët relatorë për vendet vakante

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 17:48 | Aktualitet

Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, caktohen edhe

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja konstituive e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED vlerësoi se, me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim, këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante, të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED, shkruan A2 CNN.

Njoftimi:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2026, me praninë e anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi në datë 14 janar 2026, mbledhjen e tij të parë, në ambientet e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga institucioni i Presidentit të Republikës, për të ushtruar komptencat e detyrimet kushtetuese dhe ligjore për vitin 2026, me përgjegjshmëri institucionale e profesionale, diskutoi për të gjitha çështjet e caktuara në rendin e ditës, të bërë publik në datë 09.01.2026.

Në fillim të mbledhjes së KED, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë përbërje anëtarësh:

1. Ilir Panda (nga Gjykata e Lartë) - Kryetar

2. Fiona Papajorgji (nga Gjykata Kushtetuese) - Anëtare

3. Marjana Semini (nga Gjykata Kushtetuese) - Anëtare

4. Alfred Progonati (nga Prokuroria e Përgjithshme) - Anëtar

5. Ornela Naqellari (nga Gjykatat e Apeleve) - Anëtare

6. Iliriana Olldashi (nga Gjykatat e Apeleve) - Anëtare

7. Altin Binaj (nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit) - Anëtar

8. Afërdita Ndoi (nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit) - Anëtare

9. Klodiana Veizi (nga Gjykatat Administrative) – Anëtare

 

1. Gent Ibrahimi (nga Gjykata Kushtetuese) - Anëtar Zëvendësues

2. Valbon Çekrezi (nga Gjykata e Lartë) - Anëtar Zëvendësues

3. Anila Leka (nga Prokuroria e Përgjithshme) - Anëtare Zëvendësuese

4. Selvie Gjoçaj (nga Gjykatat e Apeleve) - Anëtare Zëvendësuese

5. Arben Qosja (nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit) - Anëtar Zëvendësues

6. Bezart Kaçkini (nga Gjykatat Administrative) - Anëtar Zëvendësues

KED vlerësoi se, me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim, këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

1.Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025;

Relatore: Zj. Afërdita Ndoi për kandidatët:

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Relator: Z. Alfred Progonati për kandidatët:

Lulzim Hamitaj

Jordan Daci

Naureda Llagami

Roland Ilia

Relator: Zj. Ornela Naqellari për kandidatët:

Alaudin Malaj

Alban Toro

2. Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025.

Relatore: Zj. Afërdita Ndoi për kandidatët:

Arta Vorpsi

Genci Gjonçaj

Relatore: Zj. Klodiana Veizi për kandidatët:

Fatmira Luli

Helena Papa

Lulzim Karini

Relator: Z. Alfred Progonati për kandidatët:

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike e subjektet private, të cilat, sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos