Teksa na ndajnë vetëm pak ditë para festës së fundvitit doganat e vendit kanë regjistruar një fluks të shtuar të pasagjerëve që kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë.
Në 24 orët e fundit nga pika e kalimit kufitar në Morinë kanë hyrë 9 mijë e 573 shtetas me 3 mijë e 719 automjete në territorin shqiptar.
“Po shkojmë për pushime. Pak mi pa do të afërm në Tiranë.”
“Na udhëtojmë nga Kosova për në Shqipëri. Pushimet i kalojmë herë në Shqipëri, herë në Kosovë. Shumë në rregull, pa probleme, pa stres.”
Për të shmangur radhët në kufi po punohet me procedurë të përshpejtuar. Në doganën e Morinës ndodhen në funksion 8 sportele në të dy kahet e kufirit mes Shqipërisë e Kosovës.
Jo vetëm kanë hyrë por dhe një pjesë e mirë kanë vendosur të festojnë jashtë kufijve shqiptar. Në dalje janë regjistruar 15 mijë e 495 shtetas me 4787 automjete.
Si shqiptarët, por dhe të huaj shprehen se vendet më dëborë do të jenë një zgjedhje për fundvit.
“Udhëtarë të ndryshëm, zakonisht shumica nga Tirana dhe sot shkojmë drejt Brezovicës dhe Prevallës. Janë udhëtime zakonisht dy ditore gjatë fundjavës. I bëjmë me sezone, tani në dimër kryesisht frekuentojmë zonat me borë. Në prag të festave ka shumë kërkesa.”
“Duam të shijojmë pak ski, bukuritë e Kosovës, në Brezovicë.”
Jo vetëm nëpërmjet rrugëve tokësore por dhe detare, më shumë emigrant po kthehen për festat. Nëpërmjet Portit të Durrësit që nga data 20 dhjetor kanë hyrë 25 mijë e 477 udhëtarë dhe 7 mijë e 738 automjete.
Për të përballuar këtë fluks udhëtarësh, kompanitë që operojnë linjat detare kanë shtuar kapacitetet e tyre. (A2 Televizion)