Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 22:19 | Aktualitet

Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës

Eol Çashku, i cili deri më tani mbante postin e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë është shkarkuar nga detyra me një vendim të Këshillit të Ministrave, miratuar këtë të mërkurë.

Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe hyn në fuqi menjëherë, duke u botuar në “Fletoren Zyrtare”.

VENDIM
PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË KINEMATOGRAFISË

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 7 të ligjit nr. 8096, datë 21.3.1996 “Për kinematografinë”, i ndryshuar, me propozim të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi,
ZËVENDËSKRYEMINISTRJA
BELINDA BALLUKU (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos