Erë e fortë dhe dallgë deri në 2 metër në bregdetin e Durrësit

Nga Elitjona Doko
21 Nëntor 2024, 08:28 | Aktualitet

Erë e fortë dhe dallgë deri në 2 metër në

Përgjatë gjithë orëve të natës ka patur prezencë të erës me shpejtësi 15-20m/s dhe dallgë, lartësia e te cilave ka arritur deri në 2m. Gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko raporton se situata aktualisht është disi më e qetë. Burime nga autoritetet detare për A2, bëjnë me dije se situata e krijuar në gjirin e Durrësit nuk ka ndikuar në nisjen apo mbërritjen e trageteve nga të dyja anët e Adriatikut.

Ndërsa është pezulluar përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, deri në qetësimin e situatës.

Është bërë sigurimi i anijeve të akostuara në kalatat portuale, me qëllim shmangien e incidenteve.

Në qytet situata duket e qetë, pasi intensiteti i reshjeve ka qenë me intervale të shkurtra dhe nuk ka krijuar problematika në ujëmbledhësin e qytetit. Dy lumenjtë ai i Ishmit dhe Erzenit që përshkruajnë territorin e Qarkut Durrës, janë nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos