Ishte koha e pandemisë kur maturantët e dikurshëm të shkollës “Qemal Stafa” nisën të punonin bashkë me dy mësueset e gjuhës dhe letërsisë për të mbrojtur gjuhën shqipe.
Sot 4 vite më vonë prezantojnë një fjalorth të huazimeve që kanë gjetur në leksikun e gazetarëve.
Maturantët që e realizuan këtë fjalorth nuk ishin të gjithë në bibliotekën e shkollës ku prezantohej ky botim, por misioni i tyre ishte aty, vetë libri ishte aty, një botim që do të rrugëtojë jo vetëm mes nxënësve në bibliotekën e tyre, por edhe në bibliotekën kombëtare si një dëshmi të asaj përpjekjeje për të ruajtur gjuhën shqipe.
Ndonëse një punë e gjatë mes nxënëseve, botimi u publikua këtë nëntor edhe si një thirrje për festa, për atë të alfabetit, pavarësisë dhe flamurit. (A2 Televizion)