Përkeqësimi i kushteve atmosferike në veri të vendit me erë të fortë, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore kanë shkaktuar problem gjatë orëve të natës.
Mbrojtja civile në Bashkinë e Pukës njofton se gjatë natës si pasojë e erërave të forta është shkulur çatia prej llamarine e spitalit të Pukës. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk janë shkaktuar lëndime as në pacientë dhe as në personelin e këtij spitali, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, si pasojë e erës, disa pallate në Fushë-Arrëz ka dëmtime, pasi janë shkulur çatitë si dhe katramatë që shërbenin për hidroizolimin e tarracave. Edhe këtu dëmet janë vetëm materiale, pa persona të lënduar.
Sakaq, në Bashkinë e Vaut të Dejës raportohen disa fshatra që janë pa energji elektrike, pasi linjat kanë pësuar defekte nga era e fortë. Sakaq, në Qafë Thorë dhe Vermosh ka patur reshje dëbore, por nuk raportohen problematika, ndërsa rrugët janë të hapura.
Situata me mot të paqendrueshëm në zonat veriore pritet të vijojë edhe gjatë ditës së premte, ku pritet një intensifikim i reshjeve të shiut dhe dëborës në zonat malore. (A2 Televizion)