“Vaksina e Covid-it i goditi trurin mamit”, historia e somelieres që i dedikoi libër nënës

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 10:13 | Aktualitet

Somelierja Entela Cenko, ka ndarë në Dita Jonë në A2 CNN historinë e nënës së saj dhe betejën shëndetësore pas vaksinës së Covid, përmes librit të saj me poezi "Nota frutore e një puthje". Ajo tregoi se libri i është dedikuar nënës së saj, Vjollcës, të cilën e thërret “Lulja ime”.

“Unë e thërras Lulja ime. Pavarësisht se ajo nuk flet, është në një gjendje jo të mirë shëndetësore, por sytë e saj flasin dhe ajo e kupton të gjithë ilustrimin edhe mimikën e fytyrës edhe të duarve. Ia kam lexuar të gjitha poezitë. Edhe për sot, që unë do vija këtu, unë i thashë që do jem dhe çdo copëze jete që unë kam dhe kaloj unë do ta bisedoj me time më, sepse ajo nuk del dhe duhet të jetë pak e atakuar me jetën që neve jetojmë”, tha ajo ën Dita Jonë në A2 CNN.

Në Dita Jonë ën A2 CNN ajo rrëfeu se, gjendja shëndetësore e së ëmës u përkeqësua menjëherë pas vaksinimit kundër Covid-19 në vitin 2021.

“Pas vaksinës filloi të humbiste ndjesinë në këmbë, më pas të folurën dhe lëvizjet. Brenda pak muajsh përfundoi në shtrat. Duke studiuar dhe kërkuar, kam arritur në përfundimin se vaksina i dha goditjen trurit”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi se mjekët fillimisht e lidhën gjendjen me Alzheimerin, por ajo vijoi kërkimet shkencore dhe tashmë po ndjek edhe studime doktorature në Romë mbi sëmundjet neurologjike dhe ushqimin.

“Pavarësisht se mjekët thanë familja është familja e Alzajmerit, është prekur truri, familje e përgjithshme, sepse pastaj unë unë bëj kërkime, studime, tashmë jam edhe në doktoraturë, për sëmundje neurologjike dhe ushqimi në Romë dhe duke bërë një kërkim në botë, ka dalë që ajo që i ka bërë goditjen trurit është vaksina”, tha ajo.

Pavarësisht vështirësive, ajo tha se vazhdon t’i tregojë nënës çdo moment të jetës së saj, nga promovimi i librit deri te aktivitetet e përditshme.

“Unë qaj, trembem, por një forcë më thotë të ec përpara. Familja është gjëja më e shenjtë”, tha ajo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos