Fenomen shqetësues, në Durrës vidhen shpesh kabujt e ndriçuesve publikë

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
31 Korrik 2025, 11:22 | Aktualitet

Ky është një nga rastet e shumtë ku persona të ndryshëm vjedhin kabujt e ndriçuesve publikë në qytetin e Durrësit.

Rastet janë kthyer në një fenomen shqetësues për bashkinë e qytetit. Ndërsa numri i personave të identifikuar apo ndaluar për këtë problematikë është shumë i ulët krahasuar me rastet që konstatohen në mënyrë të përsëritur edhe në të njëjtën zonë, shkruan A2.

Sipas punonjësve të bashkisë që janë përgjegjës për ndriçimin publik, fitimi i keqbërësve karahasuar me dëmin që shkaktojnë është i papërfillshëm, pasi riparimi i linjave të vjedhura dëmton edhe infrastrukturën e qytetit.

Sakaq, nga Policia e Durrësit në lidhje me këtë problematikë shprehen se rastet i janë referuar prokurorisë, shumë prej të cilave janë ende pa autor të identifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos