Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin, një festë që i dedikohet sakrificës dhe devotshmërisë. Simboli i kësaj feste është preja e një kafshe si kurban, në shenjë adhurimi, por edhe si ndihmë për të varfrit.
Në Tiranë falja e madhe u bë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit , nga ku nuk munguan urimet dhe lutet e besimtarëve. Festa i dedikohet sakrificës dhe prerjes së një kurbani në emër të Zotit por jo të gjithë e ka pasur mundësinë për blerjen e një kafshe, ndikuar nga ekonomia familjare, por dhe çmimet në rritje.
Përballë mijëra besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, uroi që në botë të mbizotëroj paqja dhe luftërat në horizont të shuhen.
Familja ishte kryefjala e ligjëratave të mbajtura për Kurban Bajram. Debat e fundit në publik mbi ligjin e shëndetit riprodhues, përforcuan thirrjen e të mbrojtur familjen, si një bërthamë e shenjtë.
Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët i drejtohen shtëpive të tyre për të festuar, një festë që pasohet edhe për tre ditë të tjera. (A2 Televizion)