Fier, zjarr në fshatin Frakull i vogël. Rrezikohen banesat

Nga Çaku Tafa
18 Gusht 2024, 16:37 | Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull i Vogël, në Fier, dhe ka përshkuar mbi 30 hektarë kullota dhe pemëtari.

I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur në disa vatra, duke përfshirë edhe ullishte.

Edhe pse janë në terren, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje, pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos