Radhë në doganën e Qafë Thanës, fluks qytetarësh nga RMV në drejtim të Shqipërisë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2024, 11:04 | Aktualitet

Radhë të gjata te automjeteve edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, për shkak të fluksit në rritje të hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë.

Në kontrollet e përbashkëta, policia shqiptare, por edhe ajo maqedonase po punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për mjetet e vogla, e në të shumtën e rasteve me procedurë të përshpejtuar.

Udhëtarët në radhë të gjata u shprehën se duhet të presin me orë në temperatura, të cilat shkojnë deri në 36 gradë celsius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos