Flamuri bashkon shqiptarët, munguan në verë për t'u rikthyer në nëntor

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
27 Nëntor 2024, 15:28 | Aktualitet

Mungesën e vërejtur gjatë sezonit veror, shqiptarët e Kosovës duket se e kanë vendosur ta kompensojnë në këtë fund nëntori, që përkon edhe me festat e 28 dhe 29 nëntorit.

Durrësi është nga qytetet e preferuara prej tyre, dhe këtë fakt e vërtetojnë edhe rezervimet e shumta jo vetëm nga Kosova, por edhe nga diaspora në Evropën Perëndimore, shkruan A2.

Tirana dhe natyrisht qyteti i flamurit, Vlora, do të jenë epiqendrat e vizitorëve nga Kosova dhe diaspora, veçanërisht gjatë datës 28 Nëntor, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos