Gara për drejtorin e Policisë, ministri: 4 nga 15 kandidatë janë skualifikuar, brenda javës do t’i propozoj qeverisë të duhurin

Nga A2 CNN
23 Shtator 2024, 12:35 | Aktualitet

Gara për drejtorin e Policisë, ministri: 4 nga 15 kandidatë

Katër nga 15 kandidatët për drejtorin e Policisë së Shtetit janë skualifikuar. Kjo u njoftua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në seancën dëgjimore në komisionin e Sigurisë. Në fjalën e tij Hoxha tha se procesi i përzgjedhjes vazhdon ende dhe brenda kësaj jave do t’i propozojë qeverisë kandidatin e duhur pas përgjigjes së institucioneve për pastërtinë e figurës.

“Aktualisht në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë dhe procedura e përzgjedhjes do të vijojë në ditët në vijim. I është dërguar institucioneve e agjencive të zbatimit të ligjit, shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve. Priten përgjigjet dhe në bazë të tyre   komisioni do të vlerësojë kandidatin dhe më vonë do të vijojë intervistomi. Brenda kësaj jave Ministri i Brendshëm do të propozojë këshillit të ministrave kandidatin që do të jetë i aftë për këtë garë”, u shpreh ministri në A2.

Ministri Hoxha tha se gara po monitorohet edhe nga partnerët ndërkombëtare.

“Në tagrin tim nuk do të merrem me emra konkretë. Aplikantët janë të lejuar sipas procedurës së shpallur online. Kjo e drejtë i lind secilit. Në këtë proces partnerët po asistojnë qoftë misioni europian për bashkëpunim dhe kontribut dhe asistencë qoftë dhe misioni ICITAP, janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të Policisë”, citon A2 ministrin.

Duke folur për vetingun në Policinë e Shtetit, ministri Hoxha bëri të ditur numrin e atyre që kanë kaluar vetingun dhe atyre që janë përjashtuar.

“Në policinë e shtetit janë vetuar 35 punonjës policie, e kanë kaluar këtë veting, 33, është përjashtuar 1 dhe është larguar me dëshirë 1 person. Duhet që të vetohen të gjithë, janë rreth 300 funksione që do t’i nënshtrohen kësaj dinamike dhe ky proces po vazhdon. në vijim do t’ju informojmë dhe për rezultatet e vetingut dhe për ata persona që do të vetohen”, tha ai.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos