Gënjeu në formularin e dekriminalizimit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Kuçovës

Nga Armand Bajrami
10 Janar 2024, 13:22 | Aktualitet

Gënjeu në formularin e dekriminalizimit, GJKKO kalon për gjykim

GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen ndaj Kreshnik Hajdarit, Kryetarin e Bashkisë së Kuçovës. Vendimi është marrë ditën e sotme. Kryebashkiaku do të gjykohet për "falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Në të njëjtin vendim, gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për Hajdarin.

Hajdari në formularin e vetëdeklarimit, para se të kandidonte në zgjedhjet e 14 majit, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. 

Mirëpo, nga aktet e administruara dhe provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Greke të Drejtësisë, rezulton se Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë.

SPAK thekson se “i pandehuri Kreshnik Hajdari, kishte detyrimin ligjor për të deklaruar te formulari i vetëdeklarimit këtë rrethanë, në lidhje me dënimin e tij nga një gjykatë e huaj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos