Gëzuar Fiter Bajramin! Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë falin namazin në shesh

Nga A2 CNN
10 Prill 2024, 07:11 | Aktualitet

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin. Pas përmbylljes së sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë në kryeqytet u mblodhën, mëngjesin e sotëm, për të falur namazin në sheshin Skënderbej.

Falja e Bajramit nisi në orën 06:30 ku u lexuan pjesë nga Kurani, ndërsa në orën 06:35 para faljes, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, mbajti një fjalë përshëndetëse.

Për besimtarët, kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos