Protesta e fermerëve, derdhin qumështin në rrugë

Nga Çaku Tafa
8 Prill 2024, 13:06 | Aktualitet

Tonelata të tëra me qumësht kanë 'larë' rrethrrotullimin e Savrës në autostradën Lushnjë-Fier. Blegtorë nga i gjithë vendi protestuan për çmimin e ulët të qumështit dhe subvencionet e munguara.

Prej një jave sipas përfaqësuesve të shoqatës së blegtoreve, fabrikave të qumështit në vend nuk u është shitur produkti.

Në shenjë proteste tani ky produkt i hedhur në rrugë po kërkon vëmendjen e Autoritetit të Konkurrencës për të hetuar fabrikat e qumështit, të cilat dyshohet se kanë bërë marrëveshje të fshehtë për të ulur çmimin e qumështit vendas teksa i furnizojnë fabrikat me qumësht importi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos