Kur flasim për Gjirokastrën e historisë, traditës dhe kulturës, nuk bëhet fjalë vetëm për banesat dhe rrugicat karakteristike. Një pjesë domethënëse e këtyre virtyteve ndodhet në duart e vetë gjirokastritëve.
Bëhet fjalë për kostumet popullore qindravjeçare, që dokumentojnë traditat e lashta dhe zhvillimin e zonës në periudha të caktuara. Por pamundësia për t’i ruajtur si duhet këto kostume, rrezikon të zhdukë edhe një pjesë të rëndësishme të historisë së kësaj treve të vendit, shkruan A2.
Një prej restauratoreve më të njohura në Gjirokastër apelon që institucionet që kanë të bëjnë me kulturën dhe historinë, të marrin masa për inventarizimin e këtyre kostumeve, ashtu si edhe për t’u dhënë mundësi poseduesve të tyre që t’i mirëmbajnë apo restaurojnë. Lizeta Hatika, artizane, Gjirokastër.
Jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në zonat përreth, ka një numër të konsiderueshëm kostumesh popullore që janë mbi 100 vjeçare, dhe që një pjesë e tyre janë lënë në mëshirë të fatit. (A2 Televizion)